Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se sjellja e Ligjit për reforma në drejtësi në Shqipëri është akti më i lartë patriotik, ku njëherë e përgjithmonë i vëndohet vula përfundimtare filozofisë komuniste, krimit, korrupcionit, mungesës së ligjit, dhe gjith asaj që nënkupton njëmendësi destruktive. Pavarsisht hezitimeve fillestare, Kuvendi i Shqipërisë si dhe gjith partite politike, duhet përgëzuar dhe uruar për këtë akt të lartë kombëtarë, sepse në këtë mënyrë Shqipëria jo vetëm që i jep fund të kaluarës, por në të njëjtën kohë fillon një kaptinë e re jo vetëm për Shqipërinë, por për Ballkanin perëndimorë në përgjithësi.

Rilindja Demokratike Kombëtare edhe më herrët ka mbajtur qëndrim konsistent se edhe Maqedonia ka nevojë për dekriminalizimin e skenës politike dhe se është më se e nevojshme të sillet një ligj i ngjajshëm i reformave në drejtësi. Institucionet e vendit, sidomos ato të drejtësisë, kanë nevojë për reforma rrënjësore sepse vendi edhe pas 25 vite pavarsi, vazhdon të udhëhiqet nga njëmendësia e filozofisë komuniste, me tendenca reale për fuqizim edhe më të madh. Strehimi i kësaj filozofie në kuadër të institucioneve të ndryshme të shtetit, partive politike, si dhe organizatave të ndryshme joqeveritare duhet dhënë fund, prandaj është më se e domosdoshme sjellja e një ligji të ri të reformave në drejtësi.

Shërbimi për Informim – RDK,