Këshilli penal e refuzoi ankesën e ish-drejtorit të DSK-së, Vlladimir Atanasovski për caktimin e masës paraburgim prej 30 ditë, informojnë nga Gjykata Penale Shkupi 1.

“Këshilli penal i repartit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, duke vepruar sipas ankesës së mbrojtjes së të akuzuarit V.A, dhënë kundër vendimit të gjykatësit në procedurë të mëparshme ku u pranua propozimi i Prokurorisë Publike për caktimin e masës paraburgim, sot mbajti seancë ku pas vlerësimit të ankesës si dhe faktet dhe dëshmitë në propozim solli vendim ku refuzohet ankesa dhe konfirmohet vendimi i gjykatësit në procedurë të mëparshme”, kumtojnë n ga Gjykata Penale.

Atanasovski është vlerësuar si një nga organizatorët e sulmit në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar nga ana e të akuzuarit Mihail Mlladenovski, që ka dëshmuar në gjykatë.

Paraburgim prej 30 ditësh ia caktoi gjyqtari në procedurë paraprake për shkak të përfshirjes në ngjarjet e 27 prillit vitin e kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Paraburgimi është kërkuar për shkak të rrezikut nga arratisja, ndikim ndaj dëshmitarëve dhe kërcënim për përsëritjen e veprës penale.