Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, refuzoi kërkesën e PSP-së për biznesmenin Sead Koçan, për ta paraburgosur.

Kutjojmë se PSP dorëzoi ankesën në Gjykatën Penale pas heqjes së masës së paraburgimit për Koçan, ndërsa ai pagoi si garanci një shumë prej rreth 1 milion euro, vendim i cili sipas Speciales ishte absurd.

Sead Koçan është i dyshuar në rastin Trust, në të cilin kompania e tij Transmet dhe kompanitë “Sileks Nemetali ST” dhe “Vato” akuzohen për falsifikim dokumentesh me të cilin kanë fituar tender nga ELEM, duke i shkaktuar një dëm pre 17 milionë eurosh buxhetit të shtetit.