Në Shkup nesër dhe pasnesër do të ketë një regjim të veçantë të komunikacionit për shkak të vizitës së presidentit austriak Aleksander Van Der Bellen.

“Ministria e Punëve të Brendshme e njoftoi opinionin publik se nesër dhe pasnesër, e martë dhe e mërkurë, për shkak të vizitës zyrtare në vendin tonë të Presidentit të Republikës së Austrisë, Aleksander Van Der Bellen, punonjës policie të Sektorit për punë të brendshme Shkup – Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor, do të marrin masa për regjim të posaçëm të komunikacionit nëpër rrugët në zonën më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit”, njoftojnë nga MPB.

Ministria apelon tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që të respektojnë urdhrat e punonjësve të uniformuar të policisë në drejtim të qarkullimit të sigurt dhe të qetë.