Qeveria thërret në votim të përbashkët për regjistrmini e popullsisë në prill të këtij viti, ndërsa opozita bën thirrje të mos pranohen rezultatet dhe ligji të anulohet, shkruan Zhurnal.

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE kërkon të mos ngutet dhe së pari të arrihet konsensus. Ata kërkojnë tërheqje të ligjit përshkak se parasheh regjistrim të shtetasve në vend se të popullatës rezidente, nuk e përmbanë metodologjinë dhe bazat komparative të të dhënave dhe lejon dhënien e të dhënave gojarisht të numrave amë. Në të kundërtën, nga VMRO paralajmërojnë se do të ngritet procedurë për anulimin e ligjit dhe nuk do t’i pranojnë rezultatet.

LSDM bëri thirrje të mos lejohen dyshime në qëllimet sipas tyre të mira për këtë regjistrim, i cili duhet të mbahet 19 vite pas regjistrimit të fundit. Kërkojnë besim në institucionet që do ta realizojnë.

Nënshkrimi i ndërlidhur të drejtorit dhe zv.drejtorit të Entit për Statistikë, jep besim në rezultate, thonë nga BDI në vërejtjen e VMRO-DPMNE-së se kjo është një nebulozë juridike.

Në debatim tre ditor të komisionit, nuk është pranuar asnjë nga 40 amandamentet e dorëzuara. Nga pushtet sqarojnë se metodologjia do të publikohet disa javë pas sjelljes së ligjit. Regjistrimi planifikohet të mbahet në prill sivjet, pasi vitin e kaluar u shtye përshkak zgjedhjeve të parakohshme dhe përshkak pandemisë, ndërsa në vitin 2011 u stopua përshkak disa mospajtimeve politike.///Zhurnal.mk