Sipas propozim ligjit për regjistrimin e popullsisë që është miratuar në seancën e djeshme të Qeverisë, për herë të parë të dhënat do të mblidhen me metodë të kombinuar, gjegjësisht me regjistrim klasik në terren dhe me të dhëna nga regjistri. Regjistrimi do të kushtojë 8.5 milionë euro dhe do të ketë grafën e përkatësisë etnike.

Apostoll Simovski, Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave

“Me propozim ligjin definohen të gjitha hapat që ndërmerren për zbatimin e këtij operacioni statistikor. Ky do të jetë operacion strikt profesional. Me regjistrimin do të mblidhen të dhënat për karakteristikat gjeografike, demografike, ekonomike, arsimore, karakteristikat migruese, etnike, kulturore dhe religjioze, si dhe karakteristikat kushtuar personave me nevoja të veçanta. Përveç të dhënave për persona do të mblidhen të dhëna edhe për amvisëri, familje, si dhe për banesat dhe ndërtesat.”