Nga Medai Shaholli

Që prej të mërkurës kur Enti Shtetëror për Statistika kumtoi lajmin e përbërjes së popullsisë nuk kanë të ndalur debatet lidhur me numrin real të popullsisë në ‘dërzhavën tonë ‘Severna’.
Subjektet shqiptare të koalicionit qeveritar e kanë pranuar rezultatin si të pranueshëm dhe të justifikueshëm, ndërsa opozita shqiptare dhe ajo sllavo-maqedone e konsiderojnë si të manipuluar nga qeveria secila për llogari të saj.

Në kampin qeveritar DUI duket e kënaqur me këtë rezultat duke paraqitur vetëm 29,5% si numër real i përbërjes së përgjithshme të popullsisë me diasporën dhe nuk e komenton rënien me 1% të numrit të rezidentëve në 24% që nga 2002!

Rënia e numrit të rezidntëve nga ana e integristëve komentohet për shkak të emigrimit të të rinjëve drejt perëndimit por ama ky numër nuk është regjistruar në pjesën e diasporës ku sipas disa burimeve diaspora shqiptare përbën afro 350 mijë emigrantë gjë që nuk përputhet me numrin e Entit për Statistika i cili nuk i ka regjistruar këtë armatë të emigrantëve shqiptarë edhepse janë të regjistruar në librin e amzës pranë çdo komune.

Loja me shifrat është një manipulim i pastër i levave të pushtetit pranë Entit për Statistika për t’i nxjerr shqiptarët përafërsisht aq sa kanë qënë para dy dekadave duke e lidhur këtë stagnim me emigrimin, broçkulla që nuk kanë të bëjnë me realitetin.
Nëse emigrantët shqiptarë janë larguar në perëndim për një jetë më të mirë atje, adresat dhe letërnjoftimet i kanë nxjerrë pranë komunave ku kanë banuar dhe nuk i kanë shlyer adresa dhe vendbanimet dhe të deklarohen se janë shpërngulur në vendet e Europës perëndimore.

Fatmirësisht jo nuk i kanë hequr adresat pranë ofiqarive, ata kthehen të paktën dy herë në vit dhe i vazhdojnë letërnjoftimet si banorë të ‘dërzhavës Severna’ por problemi qëndon te marrëveshja e fshehtë mes subjekteve politike shqiptare dhe sllavo-maqedone për ta pranuar këtë rezultat si real dhe të dhimbshëm si kompromisin më të madh të shekullit.
Sigurisht që ky nuk është rezultati real pasi del hapur gënjeshtra e manipulimit me përbërjen fetare të ‘dërzhavës’ ku orthodoks na dalin 46% dhe myslimanë 32% e popullsisë, fakt që nuk përkon me përbërjen e popullsisë sipas përkatësisë fetare.

Shqiptarët plus turqit dhe romët sipas tyre duhet të përbëjnë 36% të popullsisë me përkatësi fetare myslimane, atëherë numri 32% është numër i sajuar!
Nga ana tjetër kemi 46% orthodoks që nuk përputhet me parkatësinë etnike të sllav-maqdonasve!
Po Bullgarët ku janë pasi thuhet se janë deklaruar afro 100 mijë të tillë që kanë marrë pasporta bullgara?

Po maqedonasit myslimanë apo ‘torbeshët’ ku janë pse nuk duken në këtë regjistrim, mos i kanë harruar rrugës?
Gjithsesi, ky regjistrim tregoi se ishte një manipulim që nuk mundën ta arsyetojnë gënjeshtrën e madhe të shekullit.
Dhe në fund kemi një kompromis mes subjekteve politike të qeverisë so koalicionit me ata në opozitë që po bëjnë sikur nuk pajtohen por në fakt kanë bërë pazarin me të keqen njësoj si atëherë kur pranuan në ndryshimet kushtetuese të ngelet emërtimi denigrues i nofkës së 20%!
Në ndryshimet e ardhëshme kushtetuese do të kemi një përmirësim ku nuk do thuhet më jo si bashkësi etnike e 20% por e 30%! Medai Shaholli