Ministria e Shëndetësisë njofton se në tri ditët e fundit (nga 13.05 deri 15.05.2022) janë regjistruar 176 raste të reja Covid-19, nga gjithsej 2.674 testime të bëra, përcjell TV21. Në këtë periudhë kohore janë regjistruar 275 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në këtë periudhë kohore nuk janë raportuar viktima nga Covid-19. Sipas sistemit “Termini im”, janë raportuar dy viktimë me diagnozë Covid-19. Të regjistruara në periudhën 25.04-26.06.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 310.859, numri i të shëruarve është 301.035, numri i të vdekurve është 9.291 dhe numri i rasteve aktive është 533.