Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3.084 teste, ndërsa janë regjistruar 1.093 raste të reja me covid-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Shkup-431, Kumanovë-57, Dibër-14, Shtip-41, Prilep-60, Tetovë-41, Strugë-29, Veles-55, Manastir-37, Ohër-37, Kavadar-44, Gostivar-94, Gjevgjeli-14, Strumicë-18, Kriva Pallankë-7, Radovish-11, Krushev-8, Koçan-13, Probishtip-2, Makedonski Brod-2, Vallandov-3, Vinic-3, Dellçev-7, Kratov-1, Sveti Nikollë-20, Kërçovë-15, Resnjë-10, Negotinë-19.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 819 pacientë të shëruar nga coronavirusin.

28 persona vdiqën, nëntë pacientë nga Shkupi (54, 71, 80, 62, 86, 82, 70, 82 dhe 62), katër nga Kumanova (76, 78, 69 dhe 85), një pacient nga Dibra (82), një nga Shtipi (61), pesë pacientë nga Tetova (83, 72, 74, 62 dhe 64), një nga Struga (57), një nga Velesi (70), një nga Ohri (39), dy nga Gostivari (69 dhe 53), një nga Strumicë (55), një nga Kratova (74) dhe një pacient nga Resnja (69).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 59.701.