Kandidati për president, Prof. Blerim Reka, sonte vazhdoi fushatën e tij në Veles dhe fshtatin Jablloçishtë,
ku takua me qindra qytetarë.
Gjatë takimit, Prof. Blerim Reka, me qytetarët diskutoi se si Republika nuk njehë demokracinë e dozuar
për “kombet statistikore”, të cilëve u lejohen aq të drejta sa përqind janë.

“Mos lejoni, t’ju bindin që edhe pas 30 vitesh, ju duheshka të mos votoni vetveten. Me 21 prill, bëhuni
vetvetja. Mos lejoni që me votën e juaj, të largoni edhe të rinjtë e fundit idealist. Dëshmoni, se ju nuk e
pranoni konceptin e kombit statistikor. Tregoni, se ju nuk jeni vetëm votues, por edhe të votuar”, theksoi
Reka.