Autoritetet shëndetësore në kushte të temperaturave ekstremisht të ulëta u rekomandojnë qytetarëve që të mos dalin jashtë pa nevojë, të konsumojnë pije të nxehta dhe ushqim që e ruan temperaturën e trupit, t’i shmangen alkoolit dhe të vishen në mënyrë përkatëse.

Për punëtorët, të cilët punojnë në ambiente të hapura, duhet pasur kujdes që detyrimet e punës t’i praktikojnë prej orës 10 deri në orën 16 me pushime të kohëpaskohshme çdo dy orë nga gjysmë ore në hapësirë të ngrohtë dhe me pije të ngrohta me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të tyre.

Problem i madh janë rrëzimet dhe thyerjet si pasojë e rrëshqitjes në rrugë, me ç’rast rekomandohet kujdes i qytetarëve që të mos pësojnë thyerje.

Komisioni për zbatimin operativ të aktiviteteve nga Plani veprues për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga moti i ftohtë, në rast të temperaturave ekstrem të ulëta për mbrojtjen e shëndetit të popullsisë, rekomandon shmangie e aktivitetit fizik në sipërfaqe të hapur, shfrytëzim të rrobave të ngrohta dhe shumështresore dhe mbathje adekuate për borë dhe akull dhe ecje me kujdes.

Rekomandohet qytetarët sa më shumë të jenë aktiv dhe të lëvizin në hapësira të mbyllura, ta kontrollojnë ngrohjen në shtëpi dhe nëse kanë mundësi t’u ndihmojnë anëtarëve të familjes, fqinjëve ose miqve të cilët bëjnë pjesë në grupet e rrezikuara të popullsisë.

Grupet e rrezikuara të popullsisë, si personat e moshuar rekomandohet të vishen më trashë, foshnjat më shpesh të kontrollohen a janë të nxehura, të sëmurit me probleme me zemrën të shmangin ushtrime të rënda dhe rregullisht të marrin terapinë, sepse i ekspozohen rrezikut të madh për pasoja të mundshme shëndetësore gjatë motit të ftohtë.

Nëse qytetarët vërejnë person në rrezik nga moti i ftohtë si të pastrehë ose fëmijë në rrugë të njëjtin në Maqedoni ta paraqesin në linjën telefonike falas 15 505.

Shërbimet për mjekësi të punës e kanë për obligim t’u sigurojnë informacione përkatëse punëdhënësve dhe punëtorëve të cilët punojnë në kushte të temperaturave të ulëta për rrezikun ekzistues si dhe zbatimin e masave adekuate për t’u ballafaquar me rrezikun nga temperaturat e ulëta. 

Për punëdhënësit rekomandohet të vendosin plan të veprimit gjatë punës në kushte të të ftohtit dhe temperaturave të ulta, të njoftohen punëtorët me rreziqet të cilave u ekspozohen gjatë punës në sipërfaqe të hapura dhe me masa të cilat duhet të ndërmerren me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve, në kushte ekstrem të ftohta, të sigurohen ndërprerje të shkurta në punë në strehimore të ngrohta dhe të organizohet puna në pjesën më të madhe të ditës dhe të shkurtohet periudha e punës jashtë. 

Punëtorëve u rekomandohet të njoftohen me shenjat dhe simptomat e infeksioneve dhe lëndimeve të shkaktuara nga i ftohti, të shfrytëzojnë më shumë rroba, komode dhe të ngrohta për mot të ftohtë të lagësht, dhe me erë, me kapele, mbathje përkatëse doreza dhe të konsumojnë sasi më të mëdha të pijeve të ngrohta dhe të shmangin pije me kofeinë dhe alkool.