Rekordi botëror për numrin më të madh të dronëve që janë përdorur gjatë një spektakli të kompanisë telefonike BT, ka arritur të bëhet kryetemë e mediave botërore.

Në një total prej 160 dronë kanë fluturuar në mënyrë të sinkronizuar derisa këngëtarja Jess Glynne po performonte hitin “I’ll be there” në eventin e organizuar në Wembley, transmeton Telegrafi.

Që të gjithë dronët janë kontrolluar nga një kompjuter i kontrolluar nga nxënësit e një shkolle në pjesën qendrore të Londrës.

Nxënësit e shkollës St Joseph në Islington të Londrës, kanë ndihmuar në realizimin e koreografisë së sinkronizuar të dronëve që fluturonin mbi kokat e të pranishmëve.

Me këtë rast zyrtarët e librit të rekordeve Guiness, i kanë dorëzuar çmimin për këtë spektakël të paparë.