Afërsisht 14,1 milion doza të vaksinave Fajzer/BioNTek do të shpërndahen në 47 vende në kuartalin e dytë të këtij viti, njoftoi sot Lidhja globale për vaksina dhe imunizim (Gavi), lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Siç transmeton Radio Evropa e Lirë (REL) dërgesa e vaksinave do të realizohet në periudhën nga prilli deri në qershor të këtij viti.

Sipas informatave të fundit të publikuara nga Gavi, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova përmes sistemit Kovaks në periudhën nga prilli deri në qershor duhet të marrin 100.620 doza të vaksinës Fajzer.

Në këtë rreth të tretë nuk janë sistemuar vaksinat për Malin e Zi, ndërsa Serbia pritet të marrë 28.080 doza.

Gavi, i cili udhëheq me Kovaks-in së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Koalicionin për inovacione në përgatitje për epideminë, citon se ata në rrethin e parë kanë dorëzuar 1,2 milion doza Fajzer të 18 pjesëmarrësve në program.

Gjatë rrethit të dytë janë dorëzuar 237 milion doza të vaksinës Astra Zeneka deri te 142 pjesëmarrës në program dhe dërgesa ende është në vijim.

Vendet e Ballkanit Perëndimor dozat e para të vaksinave kundër koronavirusit përmes sistemit Kovaks i morën kah mesi i marsit.

Maqedonia e Veriut, si dhe Mali i Zi morën 24.000 vaksina AstraZeneka, Bosnja e Hercegovina mori 26.400 doza të vaksinave AstraZeneka si dhe 23.400 vaksina BioNTeh-Fajzer. Gjithashtu pritet më 22 ose 23 prill të mbërrijnë 81.600 doza të vaksinave Astra Zeneka.

Në Kosovë kanë mbërritur 24.000 doza të vaksinës AstraZeneka, ndërsa pritet Kosova në suaza të programit të marrë gjithsej 100.800 doza të vaksinave AstraZeneka.