Kryetari i degës së  LR-PDSH-së në Kërҫovë , z. Remzi Mehmedi i ftuar në  emisionin debativ në Tribuna Chanell Kosovë  foli për situatën politike në Maqedoni ku me theks të veҫant u fol  për ҫështjen  e bashkimit të spektrit politik shqiptar , të partive opozitare jashtëparlamentare në Maqedoni , ku  ka një kohë të gjatë që  se është  tema më e diskutueshme. Ai në këtë drejtim tha; “ LR-pdsh-ja  ka ndërrmarr hapa konkret sepse ka krijuar një Aleancë për Shqiptarët me Rilndjen Demokratike Kombëtare  dhe si pikë të përbashkët kemi pas bashkpunimin edhe më të gjërë opozitar se sa vetëm të dy subjekteve“.

Në atë kohë ishte vetëm  Lëvizja Besa  si subjekt tjetër si lëvizje e re politike në Maqedoni sepse Uniteti ende nuk e kishte mbajtur kongresin e tij, por ajo u refuzua dhe sot e kësaj dite ne nuk arrijmë ta kuptojmë se pse .

Përpos kësaj  në vazhdimsi është bërë apel rreth bashkpunimit më të gjërë opozitar  , po ashtu kanë qenë ftesa shumë konkrete që z. Sela ja ka bërë në publik z. Bilall Kasami  dhe përseri kjo ka qenë e refuzuar nga ana e tyre dhe jemi sot në ktë pikë ku jemi .

A mund të ndodh kjo ?  Ne çdo ditë përpiqemi të bëjmë takime me kategori të ndryshme të qytetarëve , ja edhe kjo është një përpjeke e përbashkët me intelktualët që janë këtu në Kosovë , për të bashkëbiseduar dhe për të harmonizuar platformën tonë , pranojmë sygjerimet e tyre dhe e tërë kjo është për ti fuqizuar edhe më tepër artikulimin e kërkesave tona dhe kjo besoj se do të vendos përpara aktit të kryer edhe subjekte tjera të cilat nëse kanë të njejtin qëllim që ne e paraqesin në platformë atëher vendin e kanë që bashkë do të paraqitemi në zgjedhjet që  që do të vijnë ,nëse kanë qëllime tjera atëher duhet ti flasim hapur gjërat , tha z. Mehmedi .

©fol.mk