KËRÇOVA I THOTË PO “NDRYSHIMIT”

Sonte para një numri të madh të të pranishmve në qytetin e Kërçovës, “Aleanca për Shqiptarët” ka mbajtur tubimin e rradhës parazgjedhor ku kërçovarët njëzëri ju thanë po ndryshimeve të shumëpritura të popullit te shqiptar. Në fjalën e tij, kryetari i Degës së LR-PDSH, Remzi Mehmedi, njëherësh edhe kandidat për deputet në Njësinë Zgjedhore V, para të pranishme u shpreh se Aleanca për Shqiptarët do ti thotë ndal regjimit i cili dita ditës po na zbras shtëpitë dhe bankat e shkollës. “Regjimi i tanishëm ka instaluar një logjikë të tillë të perceptimit ku pas çdo tubimit llogarit pjesëmarrësit si numra, por ne nuk jemi vetëm numra jemi një zemër e madhe e cila ka vendosur fuqishem ti thote NDAL ketij regjimi”. Mehmedi më tej falemenderoi të tre liderët e tre partive politike që formuan Aleancën për Shqiptarët, duke theksuar se në këtë shtet mund të jetojmë të barabartë vetëm atëherë kur do të kemi buxhet te decentralizuar dhe kur të ardhurat tona nuk do të shërbejnë për ngritjen e busteve të Nikolla Gruevskit. Për fund, Mehmedi shtoi se kjo është fushata më e gjatë në historinë e njerëzimit. “Kemi filluar bashkë para dy viteve sepse kundra nesh janë ngritur kundërshtarë të natyrshëm e të panatyrshëm për të penguar këtë bashkim”.

© fol.mk