Nuk ka ndryshime as në 10 pozitat e para të listës së FIFA-s. Gjermania edhe më tej është lidere në listë, para Brazilit dhe Portugalisë

Kombëtarja e futbollit të Maqedonisë nuk ka ndryshime në renditjen e listës më të re të FIFA-s të publikuar sot nga ana e FIFA-s. ‘Kuq-verdhët’, vitin 2017 e përfundojnë në vendin e 76-të.

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll në rang listën më të re të FIFA-s (Federata Botërore të Futbollit) është pozicionuar në vendin e 62-të, ndërsa ajo e Kosovës në vendin e 177-të, raporton AA.

Nga ana tjetër kombëtarja e futbollit të Maqedonisë nuk ka ndryshime sa i përket plasimit në listën e FIFA-s që do të thotë se vitin 2017 do ta përfundojë në pozitën e 76-të.

Poashtu, nuk ka ndryshime as në 10 pozitat e para të listës së FIFA-s. Gjermania edhe më tej është lidere në listë, para Brazilit dhe Portugalisë. Në dhjetë vendet e para edhe më tej janë kombëtaret si Argjentina, Belgjika, Spanja, Polonia, Zvicra, Franca dhe Kili.

Ekipi më mirë i plasuar kombëtar nga vendet e rajonit është Kroacia në vendin e 17-të, Serbia 36, Mali i Zi 46, Sllovenia 69.