Forcat speciale RENEA kanë lokalizuar vendndodhjen e 35-vjeçarit Kostandinos Kaçifa, që qëlloi me kallashnikov forcat e policisë në Gjirokastër.

Greku i veshur me unifromë ushtarake raportohet se ka hapur zjarr edhe ndaj forcave speciale të RENEA-s.

Kujtojmë se nga dëshmitraët raportohet se ai kur është larguar ka marrë me vete tre karikatore kallashnikovi.

Mësohet se autori është fshehur pranë depos së ujit në Bularat, ndërkohë që ka dyshime se ai është i armatosur, pasi kur u largua nga vendi i ngjarjes kishte edhe tre karikatore me vete.

Burimet thanë se Kaçifa jeton në Greqi dhe ka rreth një javë që ka ardhur në Bularat. /albeu.com/