Interneti po pret kundërpërgjigjen e Eminem.

Machine Gun Kelly është një nga reperët, i cili ka qenë target i Eminem për disa akuza në një nga këngët e tij në albumin më të ri ‘Kamikaze.

Por, Kelly ka bërë atë që pak reperë kanë guxuar.

Ai në vetëm dy ditë ka përgatitur një këngë 4 minuta e 49 sekonda, në të cilën shpreh mllefit ndaj reperit, të cilin dikur e konsideronte idhull.

Eminem i është drejtuar MGK për një postim, që ai ka bërë në vitin 2012, drejtuar vajzës së tij Hailee. Ndërsa MGK në një nga rreshtat e këngës thotë, se është një gjë e dobët, kur ai ka pritur gjashtë vjet dhe një album surprizë për t’ia kthyer “diss-n”!

Madje, reperi e konsideron veten ‘Djall i Repit’, ndërsa Eminem njihet si ‘Zot i Repit’.

Në disa rreshta tjerë reperi Kelly ka shfrytëzuar edhe tekste të hiteve të Eminem për t’iu kundërpërgjigjur, gjë që fansat po e vlerësojnë mjaft shumë.

Mirëpo, të gjithë në Twitter sikur e kanë të njëjtin mendim: Eminem do t’ia shkatërrojë karrierën sapo ta përgatisë kundërpërgjigjen e pritur.