Reperi Tetovar, Sami Idrizi, i njohur si ILLegalz, sot lansoi videoklipin e tij më të ri. Me muzikë ka kohë që është marë, mirëpo ky është projekti i tij i parë profesional. Skenat e videoklipit janë xhiruar nga AL Vision në dy lokacione të Tetovës, në lagjen Cetinsk dhe në oborrin e shkollës fillore “Migjeni”, Tetovë.

Një biografi e shkurtër e rap artistit tetovarë.
Sami Idrizi ka lindur më 09 Gusht 1989 në Tetovë. Ka studiuar në fakulltetin juridik, dega drejtësi ndërkombëtare. Në vitin 2017 për arsye personale ka shkuar të punojë në Gjermani. Jeton dhe vepron në Hamburg, Gjermani.

Muzika për të është pasion, aj meret me muzikë që nga viti 2007, por gjithmonë ka kënduar për tema sociale, tema aktuale, underground. Aj vetë thotë se nuk e ndjek pasurinë aj e ndjek lumturinë, ashtu siç duhet ta ndjekin të gjithë.

Ka qenë i fokusuar më shumë në hip hopin lokalist (vetëm brenda Tetovës) dhe nuk e ka bërë për qëllime material, por thjeshtë për hobi.

Videon që do ta sjellim më poshtë është ndër projektet profesionale, por përsëri duke qëndruar brenda kulturës dhe rrethit ku jeton, pra Tetovës.

Kur gërshetohen talenti dhe puna sjellin vërtetë diçka të mahnitshme.