Pjesa e basteve sportive në vend në totalin e mbledhur të tatimit mbi të ardhurat personale në shtet duhet të jetë 10%, transmeton infomagazin.net.

Ky 10% i lartë është për shkak të faktit se taksa në bastet sportive tarifohet nga secili fitim i realizuar i lojtarëve. Ndërkaq lojrat e tjera të fatit paguajnë këtë taksë vetëm për disa kategori fitimesh, të tilla si çmim i parë.

Organizatorët e lojërave të fatit janë të vetmit që nuk u përfshinë nga ndryshimet në Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat Personale kur u bë dhe korigjimi në shumën e të ardhurave. Për të gjitha aktivitetet e tjera, taksa u ul në 10%, vetëm fitimet nga lojërat e fatit mbetën të pandryshuara dhe mbetën në 15%.

Lojrat e fatit ku përfshihen edhe bastet sportive në vend,kanë një kontribut të rëndësishëm socio-ekonomik për të gjitha bazat e funksionimit të tyre.

Republika e Maqedonisë së Veriut ka taksat më të larta për lojërat e fatit në Evropë.Përmes taksave që ata paguajnë, organizatorët e lojërave të fatit kontribuojnë me një total prej 4% në prodhimin e brendshëm bruto ose më shumë se 250 milion euro për të gjitha bazat.

I gjithë ky biznes punëson më shumë se 8,000 njerëz,të cilët mirëmbajnë edhe 54,000 vende të tjera pune në aktivitete të tjera.

Kjo degë gjithashtu ndikon në zhvillimin dhe rritjen e vëllimit të prodhimit të furnizuesve, në bazë të prokurimit të mallrave dhe shërbimeve.

Këto fonde kryesisht shkojnë në kompanitë për prodhimin dhe shitjen e mobiljeve, pajisjeve kompjuterike dhe telekomunikuese, zhvillimin e softuerit, prokurimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve dhe të ngjashme.