Reshjet e vazhdueshme të shiut dhe reshjet e borës në pjesën perëndimore të vendit kanë vështirësuar komunikacionin rrugor në disa rrugë.
Gjendja e tillë shihet edhe në rrugën rajonale Gostivar- Hanet e Mavrovës, me çka nga shembjet e gurëve dhe drunjtë e rrëzuar, është vështirësuar komunikacioni në këtë rrugë që shpien për në Qendrën turistike në Mavrovë.
Reshjet e shiut kanë rritur edhe nivelin e ujit në Lumin Dragor në rrjedhën e poshtme të qytetit Manastir.
Reshjet e shiut, të cilat pritet të tejkalojnë 50 litra për metër katror, pritet t’i rrisin dukshëm nivelet e ujit, veçanërisht në lumenjtë Radika, Sateska, Koselska dhe Golema, Treska, Vardar dhe të Lumit të Zi.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza apelojnë deri tek qytetarët që të kenë kujdes dhe t’i shmangen lëvizjes pranë lumenjve për shkak të rrezikut për dalje ka shtrati.
“Apelohet për lëvizje jashtëzakonisht të kujdesshme (nëse është e mundur të shmanget) pranë lumenjve dhe përroskave në të gjithë vendin për shkak të rrezikut të derdhjes së tyre. Kjo më së shumti i referohet rrjedhave ujore në pjesën perëndimore të vendit ku reshjet do të jenë më të mëdha dhe ekziston rreziku i daljes së tyre nga shtrati, por edhe atyre nga pjesët lindore ku priten vlera të larta të niveleve të ujit”, thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
E nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike thonë se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.
“Në ditët e ardhshme, nga e mërkura do të kemi ftohje dhe ulje të temperaturave 01.09 Nesër do të kemi reshje të shiut pothuajse në gjithë vendin… 01.18 Nga e mërkura, nëpër male do të kemi reshje të borës nëpër male dhe në disa vende më të larta, megjithatë reshjet do të jenë në ora të vona të pasditës dhe gjatë mbrëmjes. Reshjet e borës do të jenë kryesisht në pjesën perëndimore”, tha Lençe Rizova nga Enti Hidrometeorologjik.
Sipas informacioneve të Qendrave rajonale për menaxhim me kriza, gjendja me ujërat është stabile, ka rritje të nivelit të ujërave por nuk ka dalje nga shtretërit e tyre. Për shkak të motit të ligë dhe mjegullës nga institucionet kompetente apelohet për vozitje të kujdesshme në komunikacion.