Reshjet e shiut të cilat kapluan rajonin e Shkupit gjatë ditë së djeshme, kanë shkaktuar vërshime në lagjen Ilinden.

Banorët thonë se pas çdo reshje ballafaqohen me të njëjtin problem dhe kërkojnë nga organet kompetente që të zgjidhin këtë problem.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike dje njoftoi se reshje të shiut me intenzitet më të ulët do të ketë të martën dhe të mërkurën paradite.