Kryeministri, Edi Rama, përmes një statusi në fb është përpjekur të qetësojë qytetarët lidhur me situatën e krijuar nga moti i keq, edhe pse thotë se përpara na presin edhe 24 orë të vështira.

“Gjithçka për të përballuar tërbimin e natyrës me organizim, koordinim, dinjitet dhe mirëkuptimin e qytetarëve. Do të jenë edhe 24 orë të vështira dhe çdo gjë do të shkojë në vendin e vet. Kurajo dhe faleminderit të gjithëve!” shkruan Rama në fb.

Intensiteti i reshjeve të shiut do të mbetet i lartë.

Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave paralajmërojnë vazhdim të kësaj situate, ndërsa apelojnë qytetarët të tregohen të vëmendshëm.

Edhe Agjencia Evropiane e Parashikimit të Stuhive, ESTOFEX parashikon se vendi ynë është në kategorinë e parë dhe të dytë të rrezikut, pasi do të goditet sërish nga reshje të shumta shiu, breshëri, erëra të forta, madje nuk përjashtohet as mundësia e tornadove.