Enti Shtetëror i Revizionit disa herë kërkoi informacion nga Prokuroria për atë që po ndodhte me raportet, ku revizorët vunë re elemente të përgjegjësisë penale, nuk mori përgjigje. Kreu i Revizionit thekson se prokuroria është pasive në lidhje me gjetjet e revizorëve. Nga prokuroria për Alsat thanë se kushdo që dyshohet për vepër penale duhet të denoncohet.

“Prokuroria si organ nuk ka asnjë detyrim të informojë në kthim institucionet se ka formuar lëndë bazuar në raportet e dorëzuara prej tyre”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.

Përveç faktit që Prokuroria beson se nuk duhet t’i informojë revizorët, nëse ata gjejnë korrupsion me ndihmën e tyre, ata nuk dhanë përgjigje të saktë sa hetime kanë hapur vitin e kaluar dhe këtë vit në bazë të raporteve të Entit të Revizionit. Ata thonë se për çdo dokumenti të dërguar nga revizorët shtetëror, formojnë lëndë.

“Raporti i revizorit nuk është dëshmia e vetme në procedurë. Prokurorët grumbullojnë edhe prova të tjera, për të verifikuar nëse në rastin konkret është bërë vepër penale, që ndiqet sipas detyrës zyrtare”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Drejtori i Entit Shtetëror të Revizionit publikisht shprehu pakënaqësinë nga siç thotë veprimet inerte të prokurorisë për raportet e tyre.

Ne konstatojmë situatë të pafavorshme në pjesën e sjelljes së prokurorisë, dhe kjo është se për fat të keq, përkundër faktit se në thelb për të gjitha raportet e revizorit, për të cilat kemi konsideruar se kishte elemente për fillimin e një procedure nga prokuroria, për të përcaktuar nëse vërtetë ka korrupsion dhe elemente të përgjegjësisë penale, pavarësisht nga dy adresimet tona deri ditën e kësaj ngjarje, ne nuk na kanë kthyer asnjë informacion mbi situatën – deklaroi Maksim Acevski, Drejtor i ESHR-së.

Sipas analizës së Entit Shtetëror të Revizionit nga viti 2015 deri në 2018, u arrit në përfundimin se në gati 54% të prokurimeve publike në vend kishte vetëm një ofertë, e cila është një tregues i mundshëm i korrupsionit, fakt që dihet edhe nga prokuroria.