Rusia ka marrë përsipër të luftojë ashpër ekstremistët, duke deklaruar se tani terroristët nuk kanë shpëtim.
Një nga njerëzit më të afërt të Putin ka premtuar se Rusia do të luftojë terrorin e ekstremistëve të ISIS, pas valës së sulmeve të djeshme.

 

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov i bëri këto komente para takimit me Ministrin e Jashtëm turk në Ankara.

Zotimi i qeverisë ruse vjen pas vrasjes së ambasadorit të Kremlinit në Turqi dhe një varg ngjarjesh terroriste të këtij viti në të gjithë Evropën.

I dërguari i Rusisë në Turqi, Andrei Karlov, u qëllua për vdekje nga një polic nëAnkara, i cili thërriti “hakmarrje për Alepon”.

Karlov humbi jetën pasi u qëllua me plumb në shpinë, teksa mbante një fjalim në një galeri arti në Ankara. Po dje, një kamion u fut në një treg Krishtlindjesh në Berlin, duke shtypur njerëzit e pranishëm atje. Dymbëdhjetë persona kanë mbetur të vdekur.

Si Turqia dhe Rusia u zotuan të rritin përpjekjet e tyre për të mposhtur terroristët dhe për të mbrojtur njerëzit e tyre në të gjithë botën. /albeu.com/