Shkruan Medai Shaholli

(retrospektivë nga pranvera shqiptare e 2001)

Si sot 18 vjet më parë, djalëria shqiptare e mbarë Iliridës nga kalaja e Tetovës i thanë mjaftë robërisë, në ditën e protestës që përkoi në një ditë me ditën e verës ata përshëndetën protestuesit me breshëri të armëve të lirisë.

Atë ditë pranvere filloi revolucioni shqiptar.
Fatkeqsisht ajo luftë u shtri vetëm në malin Sharr rreth Tetovës dhe në Karadak e që më vonë ajo u manipulua dhe u devijua nga misionarët dhe dezertorët Ali Ahmeti &company.
Statusi i pandryshuar dhe i pabarabartë i shqiptarëve me ndryshimet e fundit kushtetuese në NMK, flet qartë për devijimin dhe tradhëtinë e revolucionit dhe pranverës shqiptare të 2001.

Por çfarë ndodhi më vonë me luftëtarët e UÇK-së që kishin kapur armët për liri dhe barazi të plotë? A ishte ky minimum i kauzës për të cilën ata i shin rreshtuar në radhët e kësaj ushtrie të vogël po me vendosmëri të madhe për të luftuar për kauzën kombëtare?

Ali Ahmeti dhe banda e tij e kusarëve që sot quhet DUI, kishin përgatitur kurthin luftëtarëve të lirisë duke “shpallur fitoren” e lirisë dhe barazisë së plotë me sllavët.
Demagogu dhe komandanti renegat Ali Ahmeti, i vrau dy herë luftëtarët e lirisë duke ja vrarë shpresën dhe idealin.
Çarmatosja e UÇK-së dhe pranimi pakusht i MO, ku ajo nuk e njeh gjuhën shqipe në asnjë fjalë të atij dokumenti është një dëshmi e gjallë sepse si pasojë e së cilës, sot është miratuar ligji për gjuhët e pakicave që përbëjnë 20% të bashkësisë që flet këtë gjuhë.

Ky ishte mashtrimi i madh që i bëri Ali Ahmeti shqiptarëve në radhë të parë dhe pastaj ndaj luftëtarëve të lirisë duke i u thënë se me MO, gjuha shqipe bëhet zyrtare dhe statusi i shqiptarëve do të barazohet me sllavët.

Kjo ishte dehja e madhe e luftëtarëve të lirisë duke menduar se me këtë marrëveshje të garantuar nga ndërkombëtarët shqiptarët gjoja fituan atë që kishin kërkuar prej kohësh.
Por, nuk doli ashtu siç tha Ali Ahmeti, shqipja nuk u bë kurrë gjuhë zyrtare dhe e barabartë me sllavishten as statusi i shqiptarëve nuk ndryshoi.
Sot e 18 vjet më vonë Ali Ahmeti dhe banda e tij frymore me fanfara loz të njëjtën melodi me gjuhën shqipe dhe statusin e shqiptarëve.
Le të jetë kjo hera e fundit kur shqiptarët t’i besojnë një mashtruesi të paparë, që për dy dekada humbjet dhe dështimet i proklamon si fitore.
Le të shohin shqiptarët përse nuk u shkrua në asnjë nen të kushtetutës fjala ”gjuhë shqipe” zyrtare në këtë vend?Kushtetuta u ndryshua ashtu siç deshi titisti Zajko!
Nëse Ali Ahmeti do kishte vendosur me gjithë mend të ndryshonte kushtetutën ajo do ndryshohej duke ngritur statusin dhe gjuhën shqipe në një rang të barabartë me sllavët, në të kundërtën nuk do kishte miratim të Marrëveshjes së Prespës dhe se ”dërzhava” e tij do të shpërbëhej si kullë prej letre.
Falë besnikërisë së renegatit Ali Ahmeti ndaj titistit Zajko dhe gjithë liderëve politik shqiptarë që hoqën dorë nga barazia kombëtare në kushtetutën e vendit, ajo Marrëveshje u miratua dhe kushtetuta e këtij shteti u ndryshua sipas dëshirës dhe vullnetit politik të palës sllave.

Ali Ahmeti nuk e ndoqi atë rrugë të sakrificës së amanetit të luftëtarëve të lirisë, si vullnet i shqiptarëve, por ndoqi rrugën e turpit dhe të skllavërisë moderne. Dhe sot jemi aty ku jemi me një status inferior nga sllavët ndërsa gjuha shqipe nuk njihet se është gjuhë shqipe por gjuhë e pakicave.

Ajo mund të avancoj po nuk do të barazohet me gjuhën e Zajko demokratit i cili para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare hiqej shumë i dashur me shqiptarët derisa mori afro 70 mij vota nga shqiptarët naivë me arsyetimin banal që bëhej nga melesët brenda SDSM-së, si Muki e Mondi se, ky është demokrat dhe nuk është si komiti Grujo.
Ujku (Zajko) qimen e ndërron por zanatin s’e harron!
Rruga jonë për liri barazi ka mbetur pezull sepse ajo u tradhëtua në emër të bashkimit kombëtar.