Në Maqedoni, këto ditë janë shpeshtuar pjesmarrjet e priftërinjëve në protestat kundër gjuhës shqipe dhe kundër deklaratës së partive shqiptare. Për këtë edhe kryetari i Bashkësisë Fetare Islame është prononcuar duke dashur të qetësojë situatën dhe të jep mendimin e tij për pjesmarrjen e priftërinjëve.

 

”Me keqardhje po konstatoj se në tërë këtë hallakamë që po mbretëron ndër ne, pa takt dhe pa konsideratë për pasojat që mund të shkaktohen nga paraqitjet e tyre, kanë filluar të defilojnë në skenë edhe priftërinjë, obligimi i të cilëv është të shuajnë zjarre dhe jo t’ju fryejnë.

E kam me Agatangell i cili nëpër “protesta” po merret me ambasadorët e huaj, po e mbronërrezikun e imagjinuar nga shkatërimi i unitaritetit, po idel krah Presidentit të shtetit për veprimet jo logjike që po ibën. Janë këto punë që kursesi nuk itakojnë një klerikut, qoftë ai edhe zyrtar i KOM-it aq shumë të përkrahur nga pushtetit aktual.Unë vetëm dua t’a përkujtoj atëse në këto hapësira kemi qenë dëshmitarë të keqpërdorimit të shpeshtë të fesë nga politika.

Por, kursesi nuk mund të mbetem inferior ndaj “matematikave” tëçoroditura të këtij zyrtari të lartë të KOM, lidhur me përqindjen e shqiptarëve në Maqedoni. Ai po thotë: “ Po kërkojnë dygjuhësi dhe kantonizim ata që s’janë as 15%…”, njësoj sikur do qarqe antishqiptare e antimuslimane në vend të cilat po e përhapin këtë tezë një kohë më të gjatë.

Ajo përqindje e dëshiruar nga Agatangell, me numra po i bie diku rreth treqindmijë shqiptarë, mos qofsha i gabuar!?” ka shkruar Sulejman ef. Rexhepi, në mes tjerash në shkrimin me titullin ”A do e rrokë Xhoni pushkën”.