Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi sot në emisionin “Utrinski brifing” ka debatuar lidhur me zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit, si dhe për koalicionin me partinë në pushtet, LSDM-në, informon Zhurnal.

Siç shprehet Rexhepi, koalicioni LSDM – BESA do ta sjellë ndryshimin dhe rritjen e potencialit të mbështetësve të tyre.

Sa i përket nëse këtij koalicioni do ti bashkangjitet edhe ndonjë parti tjetër para zgjedhjeve, Rexhepi nuk shprehet optimist.

“Ne çdo herë jemi angazhuar të kemi koalicion i cili do të sjellë ndryshim, të sjellë maksimalizim të potencialit të mbështetësve tanë. Sa i përket mundësisë për bashkimin me ndonjë partit tjetër, mendoj se ata duhet të përgjigjen”, shprehet ai.

Rexhepi më tej shton se për momentin po bëhet sinkronizimi i programit ndëras më pas do të ketë takime rreth pozicionimit të deputetëve.

“Në fazën e parë, neve na intereson t’i definojmë principet dhe përcaktimet e programit, ndërsa më të rëndësishme janë pozitat e listave të deputetëve. Por mendoj se në çdo rast do të kemi më tepër mandate se sa në ndonjë kombinim tjetër”, thotë Rexhepi.

Rreth daljes, ai konsideron se do të ketë dalje më të madhe përshkak se për herë të parë po bëhet një koalicion shqiptaro-maqedon.

“Rreth daljes, mendoj se do të ketë dalje, sepse për herë të parë po krijohet një koalicion parazgjedhor. Më herët kemi patur koalicioni por pas zgjedhjeve dhe nuk dihet si janë bërë ato koalicione. Ky koalicion jep garancë për shqiptarët se do të kenë subjekt politik i cili do të garanton përmbushjen e kërkesave të tyre dhe do të jetë inspirim për dalje në zgjedhje. Me këtë koalicion mbikqyret edhe ndryshimi në bllokun shqiptar”, thotë Rexhepi.