Deputeti nga koalicioni ASH-AAA Skender Rexhepi, në emisionin “Click Plus” në TV21, ka folur në lidhje me Qeverinë e re dhe zgjedhjet e fundit kuvendare.

Ai tha se qeverinë nuk e shohin si legjitime dhe si të tillë nuk do ta përkrahin.

““Në aspekt të votimit e kemi me BDI-në, në aspekt të mbrojtjes të BDI-së e kemi edhe me LSDM-në. Fundja projektet në vendbanimet shqiptare nuk kanë qenë vetë obligim i BDI-së por edhe i Qeverisë dhe Qeveria nuk e ka bërë”.

“Nuk ishte fare e rregullt që ne të përkrahim një koncept politik, posaçërisht me një BDI e cila ka vjedhur votat. Si do t’i përkrahësh kadidatët e atij i cili ishte vjedhës i dinjitetit dhe demokracisë tek shqiptarët”, tha mes tjerash Rexhepi.