Nesër është dita finale për plotësimin e kabinetit qeveritar, respektivisht përzgjedhjen e ministrit të ri të Shëndetësisë, ministrit pa resor dhe zv.ministrit të Arsimit, raporton Alsat-M.

Mundësia e ri formatimit më të gjerë dhe ndryshime të resorëve mes partive të koalicionit edhe më tej mbetet e hapur.

Çështja ka mbetur e pa zgjidhur prej disa javësh, që kur disa ministra të Qeverisë u zgjodhën kryetarë komunash në zgjedhjet lokale. Aleanca për Shqiptarët insiston që edhe më tej të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë duke propozuar emrin e Vullnet Feratit por vetë kryeministri Zaev kishte deklaruar se do të shqyrtohen edhe propozime dhe emra të tjerë.