Restoranti Äscher në Zvicrën lindore u rihap për biznes të martën pas një vonese të lehtë për shkak të motit. Ky është një nga restorantet më të njohura në Zvicër, por edhe në botë.

Në një mesazh të postuar në Facebook, menaxherët e Äscher paralajmëruan se një nga rrugët e shëtitjes deri në restorant (nëpërmjet Blättli dhe Alp Bommen) mbetet e mbyllur për shkak të një rreziku të lartë për ortek. Shtigje të tjera janë të hapura, por ende të mbuluara me borë.

Njerëzit duhet të marrin informacionet e fundit të rrugës përpara se të vizitojnë, tha ekipi i menaxhimit të restorantit. Äscher është nën menaxhimin e ri këtë vit.

Menaxherët e mëparshëm thanë se restoranti ishte bërë viktimë e suksesit të vet, me infrastrukturë të paaftë për të përballuar numrat e vizitorëve.

Äscher më 2014 kur u emërua, si një nga pesë restorantet më interesante në botë nga “Huffington Post”. Gjithashtu ka fituar edhe disa çmime ndërkombëtare.

Tani është një destinacion jashtëzakonisht popullor për turistët zviceranë dhe të huaj.