Prej ditës së nesërme do të intensifikohen bisedimet mes LSDM-së dhe BDI-së rreth “rikonstruimit” të paralajmëruar të Qeverisë. Detajet për rikonstruimin dhe këmbimin e mundshëm të resorëve mes partnerëve të koalicionit tani për tani janë vetëm spekulime që nuk i konfirmojnë selitë në “Bihaqka“ dhe nga Reçica e Vogël. Megjithatë, para Këshillit Qendror të LSDM-së, sonte është rikonstruimi i kabinetit qeveritar. Ndryshimet në ekipin ministror kah mesi i muajit tashmë i paralajmëroi personalisht kryeministri Zaev. Krahas ndryshimeve kadrovike, ai theksoi se po zhvillohen biseda për zgjerimin e shumicës parlamentare me ata deputetë që do ta pranojnë konceptin e tyre.

Rikonstruimi i Qeverisë dhe resorët në ndryshimet eventuale do të zhvillohen sipas marrëveshjeve me partitë politike dhe deputetët që do ta pranojnë programin e Qeverisë dhe hyrjen në shumicën parlamentare – pati deklaruar Zoran Zaev, kryeministër.

Para se zyrtarisht të merret vendimi se cilët ministra do të largohen nga përbërja, dorëheqje dha ministri i drejtësisë, Bylent Saliji nga BDI, edhe pse e njëjta u bë për motive dhe arsye tjera, gjegjësisht për shkak të rikualifikimit të lëndës në rastin e Almir Aliut. Kryeministri Zaev në fillim të muajit mars bisedoi edhe me Afrim Gashin, kreun e Lëvizjes Besa për hyrjen e tyre të mundshme në Qeveri dhe përforcimin e shumicës parlamentare me tre deputetët që e mbështesin pas ndarjes së Lëvizjes BESA./Alsat-M/