Kasetat e magnetofonëve po rikthehen si trend në tregun muzikor ndërkombëtar. Pas fashitjes së tyre dy dekada më parë, dhe zëvendësimit me CD, tashmë po shiten masivisht.
Nostalgjia për formatin e vjet vjen pavarësisht frustimeve që çuan në rënien e tyre, përfshi këtu edhe tendencën për të arritur majat.Shitjet e kasetave po rriten me shpejtësi në SHBA dhe Shoqata e Industrive të Regjistrimeve të Amerikës, autoriteti që merret me kompanitë muzikore, dhe certifikon cmimet gold dhe platinum, po heton mënyrat se si po shiten këto kaseta, për herë të parë që në vitet ’90.Mendohet se risjellja e tyre në vëmendje po bëhet nga veprime muzikore të fshehta. Por tashmë këngëtarët kryesore po prodhojnë sërish albume në kaseta magnetofoni. Këngëtarja britanike Marina ka publikuar albumin e saj të fundit, Froot, në kasetë.Madje edhe albumet më të fundit, përfshi atë të Justin Bieber, Purpose, dhe Kany West, Yeezus janë të vlefshme dhe në formatin e kasetave. Ato shiten në zinxhirin e modës si Urban Outfitters, por edhe online. Ndërkaq, edhe Hypnohouse Trax, një kompani britanike e muzikës ka publikuar koleksionin e vet.