Formati televiziv “Big Brother Albania”, rikthehet në ekranin e Top-Channel. Në faqen zyrtare të këtij formati janë publikuar të dhënat kryesore për të gjithë të interesuarit.

 Audicioni i parë do të mbahet Tiranë me 6 janar deri me 8 janar, ndërsa në Shkodër me 14-15 janar, Vlorë 21 dhe 22 janar.

 Ndërsa në Prishtinë  me 28 dhe 29 janar.

“Jeni të fejuar prej 1 muaji apo prej shumë vitesh? Jeni single dhe ëndërroni të gjeni dashurinë? Këtë vit Big Brother hap dyert e shtëpisë edhe për ju”, është fraza kryesore e këtij edicioni.