Vitin e kaluar, Volkswagen pati njoftuar se do të tërhiqet nga WRC.

Shoferi Sebastien Ogier atëherë me Polon fitoi titullin e tij të katërt kur mësoi se ka mbetur pa punëdhënës.

Ndërkohë, nga Wolfsburg është njoftuar se Volkswagen po rikthehet, transmeton Koha.net. Nuk do të ketë një ekip, por të tjerëve do t’iu ofrojë modelin e ri – Polo GTI R5.

Volkswagen Polo GTI R5 vjen me motor benzinë Turbo me katër cilindra e kapacitet prej 272 kuajfuqi, në kombinim me marshin sekuencial me 5 shpejtësi, si dhe me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat.