Koalicioni “Rilindje me Besë” ka mbajtur takim me qytetarët e Komunës së Shuto Orizares dhe Butelit, para të cilëve drejtues të këtij koalicioni, thanë se ka ardhur fundi i qeverisjes së njerëzve pa nderë e përgjegjësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

“Sot, patriotizëm mbi çdo patriotizëm është që popullit tënd t’ia ofrosh mundësitë që të bëjë një jetë me dinjitet, gjë që nuk e bëri kurrë BDI– ja. Nuk ka mbetur edhe shumë kohë kur ne do të ndëshkojmë me votë ata që na i morën edhe ditët festive, ata që lejuan të zvogëlohet edhe flamuri kombëtar, ata që shkelën mbi gjakun e dëshmorëve dhe u pasuruan në kurriz të popullit”, deklaroi Kasami.

Afrim Gashi nga Lëvizja BESA tha se nga 11 dhjetori me shqiptarët e Maqedonisë do të udhëheqin njerëz me nder, moral dhe vlera, ndërsa shtoi se kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, nuk mund t’i falet tradhëtia që ua bëri shqiptarëve duke i shitur ata te Gruevski./Telegrafi/