Në vazhdën e aktiviteteve të Këshillit nismëtar për zgjedhjen e strukturave të rinisë pranë LR-PDSH mbrëmë u organizua kuvendi i parë i rininsë ku edhe u zgjodhën strukturat e saj. 

Thirjes së LR-PDSH ishin përgjigjur shumë të rinjë nga dega e Sarajit dhe nëndegët përreth të cilët kishin vërshuar për ti dhënë mbështetje konsolidimit të strukturave të rinisë. 

Pas zgjedhjes së Kryetarit të rinisë së LR-PDSH Dega e Sarajit Artan Rexhepit, i cili mori një mbështetje të parezervë nga kuvendarët e rinisë së LR-PDSH, fjalim përshëndetës kishte Sekretari general i LR PDSH z. Arben Taravari dhe Kryetari i LR PDSH  z. Ziadin Sela të cilët përshëndetën këtë kuvend, u falenderuan përkrahjes së fuqishme dhe njëkohësisht u zotuan se perspektiva e rinisë shqiptare në Maqedoni  tani më është në duart të sigurta dhe është pikësynim kryesor i LR-PDSH duke u angazhuar maksimalisht që të rinjtë shqiptar  të kenë perspektivë dhe ardhmëri të sigurtë në Maqedoni, duke i bërë ata të ndihen të sigurtë, dhe të barabartë me të tjerët, duke i mbrojtur ata nga diskriminimi, dhe duke ju kthyer forcën dhe dinjitetin e nepërkëmbur. Saraji dhe nëndegët tjera për rreth që nga fillimi i themelimit të strukturave të LR-PDSH, që nga fillimi i kanë dhënë një mbështetje të fuqishme dhe tani më është shënderuar në një bastion të LR-PDSH-së.

received_10209535662261309

received_10209535659461239