Në fillim të konferencës, Janeva kujton se më 17 nëntor të vitit 1991 është miratuar Kushtetuta e Maqedonisë, që i garanton të gjitha të drejtat e qytetarëve, por konstaton se vlerat themelore të kësaj Kushtetute janë shkelur.
Në pyetjet gazetareske të drejtuara Prokurores Speciale Lençe Ristovska në lidhje me listën e funksionerëve të përgjuar ajo përmendi disa duke përmendur të parin liderin e BDI-Së Ali Ahmeti, ky i fundit është përgjuar në dy numra telefonik, mbi 1000 ditë; Menduh Thaçi është përgjuar në dy numra telefonik, mbi 2000 ditë; Ljube Boshkoski është përgjuar në dy numra telefonim mbi 400 ditë; Musa Xhaferri mbi 1600 ditë. Është përgjuar gjatë kohë edhe Imer Selmani.