Në debatin e Forumit të shoqërisë civile me temë “Kthimi i demokracisë, Evropa dhe drejtësia sociale”, prokurorja speciale Lençe Ristovska porositi se pushteti gjyqësor duhet të jetë roje e dy pushteteve tjera, ekzekutiv dhe legjislativ.

“Ne luftojmë kundër pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit. I gjithë ky proces në fund duhet të rezultojë me përmirësimin e demokracisë, por kjo varet nga shumë faktorë. Është e vështirë, dhe na duhet ndihma e të gjithëve për ta ndryshuar gjendjen e pandëshkueshmërisë.”, – deklaroi Ristovska, transmeton Zhurnal.

“Prokuroria Speciale Publike e thotë atë të cilën të tjerët kanë frikë ta thonë. Qytetarët kanë nevojë të ndjehen të barabartë para ligjit dhe të shohin se drejtësia funksionon.” – ka përfunduar Ristoska./transmeton zhurnal.mk