Përmes një konference shtypi të Spiro Ristovskit të OBRM-PDUKM-së, kjo parti vlerëson se paralajmërimet e vendimeve të para të Qeverisë së re nuk janë zgjidhje që përmirësojnë cilësinë e, siç thotë, proceseve të filluara.

Sipas tij, testimi ekstern paraqet testim të njohurive të vërteta dhe që zbatohet në të gjitha vendet evropiane, kurse shfuqizimi i paralajmëruar është populizëm.

Ai theksoi se me këtë veprim LSDM-ja do të bëjë një kundërshërbim sepse e kthen arsimin prapa në kohën e tranzicionit kur, sipas tij, notat nuk ishin pasqyrim i dijes.