Një tjetër këngëtare me origjinë shqiptare është duke u bërë pjesë e showbiz-it botëror. Ajo quhet Enisa dhe është shqiptare e Malit të Zi.

Pak ditë më parë ajo ka publikuar këngën e saj të parë “Burn the Bridge”, duke i dhënë kështu fund “cover”-ave të Justin Timberlake, Sia, Adele etj.

Ndonëse nuk ka ende një label që të menaxhojë këngëtaren me origjinë shqiptare, media të rëndësishme si Billboard apo iHeartRadio kanë shkruar për këngëtaren e talentuar.