Don Ora, vëllai i motrave Ora po feston me familjen e tij ditëlindjen e 19-të.

Por, motra e tij artiste po mungon, pasi që është në Itali duke u marrë me projektet e saj, shkruan lajmi.net.

Rita përmes një postimi në Instagram e ka uruar vëllain e saj të vetëm, duke i kërkuar falje që nuk mund të jetë pranë tij sot.

Rita ka shkruar: “I vetmi im, gëzuar ditëlindjen e 19-të shpirti im, të dua shumë ty dhe mënyrën se si mendon se unë jam shumë e vjetër, kur jam vetëm 25-vjeç! Don Ora, uroj të kesh ditën më të mirë ndonjëherë. Më vjen keq që nuk mund të jem me ty!”/lajmi.net