Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka nderuar viktimat e sulmit terrorist të Mançesterit me një interpretim të përzemërt të këngës së saj “Coming Home” në festivalin e Radio 1.

Ajo ndau disa minuta për t’u ulur dhe kënduar një version emocional, duke ndaluar në gjysmë për të bërtitur “Ne ju duam Mançester”.

Fansat e falënderuan këngëtaren që i kushtoi këngën 22 njerëzve të vrarë në sulmin pas koncertit të Ariana Grande’s javën e kaluar në mbrëmje.

Rita është vetëm njëra nga shumë të famshëm që nderuan viktimat e sulmit në Mançester.

Në nderim të viktimave në Manchester kanë qenë edhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.