Rita Ora ka kërkuar ndihmë nga fansat e saj për të vendosur për një ‘hall’ që e ka kapur.

Këngëtarja e cila shumë shpesh eksperimenton me dukjen e saj, sidomos me flokët, ka kërkuar nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale që t’i tregojnë nëse duhet të rikthejë një stil të flokëve që ka pasur më herët.

Rita ka postuar një fotografi të vjetër kur kishte flokë të gjatë dhe voluminozë, të ngjyrosura me një ore të bukur në ngjyrë të bardhë dhe mjaltë.

E pikërisht me këtë foto ajo pyet fansat: “Dua t’i kem sërish këto flokë. A duhet t’i bëj?”.

View this post on Instagram

I want this hair back. Should I?? Hmmmmm

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Sigurisht se komplimentet për fotografinë nuk kanë të ndalur, ndërsa shumica pajtohen me Ritën duke i thënë se flokët duhet t’i bëjë patjetër sërish kështu.