Dyshja duket se me zor kishte pritur që të takohej!

Tani e njohur ndëerkombëtarisht, bukuroshja me origjinë shqiptare Rita Ora duket se është miqësuar me ish yllin e futbollit, David Beckham.

Një afrim mest tyre u pa gjatë amfAR Gala në Kanë ditën e djeshme.

Kujtojmë që Rita Ora dhe britaniku 42-vjeçar kanë qenë miq të vjetër, ata duket se i kishte marrë malli shumë për njëri-tjetrin ndërkohë që u takuan larg qytetit ku janë rritur.

Dyshja u përshëndet me shumë përzemërsi në eventin prestigjoz, përpara se të përqafoheshin si dy miq të vjetër.

Nëse bota është një vend kaq i vogël ku të gjithë njihen me të gjithë, duket qartë që Londra është edhe më shumë.