Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora feston sot (e shtunë) ditëlindjen e saj të 26-të.

Rita Ora e filloi karrierën e saj në moshën 21 vjeçare, gjersa deputoi fuqishëm në tregun ndërkombëtar me hitin e saj të parë “Hot Right Now”, i cili do të shënonte startin e suksesit, që do të pasohej më pas me shumë hite të tjera në vazhdim.

Këngëtarja shqiptare nuk e ka mohuar për asgjë çast origjinën e saj shqiptare, mandje ndjehet shumë krenare dhe ka ardhë disa herë në Kosovë për të mbajtur koncert, apo për të relizuar projekte të reja muzikore siç ishte videoklipi “Shine Your Light”.