Këngëtarja kosovare, Rita Ora i ka shpëtuar një sulmi me armë që ka ndodhur në zonën ku ajo kishte dalë të pirë diçka. Policia ka rrethuar Square Colville pasi kanë dalë të shtëna nga një makinë, por nuk është identifikuar autori.

Duket se ylli i popit sapo kishte dalë nga palestra sepse shfaqet e veshur me rroba sporti duke u freskuar në vendin ku ndodhi ngjarja. Nga ky rast nuk rezultoi asnjë i lënduar apo i plagosur, por përhapi panik tek këngëtarja dhe qytetarët që po kalonin aty.