Mbrëmjen e sotme këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, e cila është ndër më të suksesshmet në botë, do të mbajë koncert në Tiranë.

Mbrëmjen e sotme ajo do të jetë në sheshin “Skënderbej”, ku pritet të ndezë atmosferën.

Por ndërsa për pak orë vjen në Tiranë, ajo u ka dërguar një mesazh të gjithë shqiptarëve.

“Tirana, Shqipëria, sonte pres me padurim t’ju shoh të gjithëve”, ka shkruar Rita Ora, transmeton KP.

Këngëtarja Rita Ora, së bashku me artistët më të mirë të skenës shqiptare do të performojnë në një super koncert.

Kujtojmë se më 1 qershor, ishte këngëtari Ermal Meta ai që erdhi nga Italia dhe mbajti një koncert në Tiranë.