Këngëtarja shqiptare ka uruar ndjekësit e saj për festën e Pashkëve. Rita Ora është një prej këngëtareve më të njohura shqiptare, e cila është e angazhuar edhe shumë fusha të tjera. Rita së fundi ka realizuar edhe disa fotografi ku shfrytëzoi rastin t`i uroj ndjekësit e saj me rastin e Festës së Pashkëve.
“Fundjava e Pashkëve !! Padyshim një kohë për të ngrënë gjërat që nuk duhet, shpresoj që të gjithë të kaloni një kohë të bukur dhe mezi presin t’ju shohë të gjithëve së shpejti!”, shkroi Rita në mbishkrimin e fotografisë.
Rita së fundi ka realizuar edhe linjën e saj të këpucëve dhe njoftoi se ka bashkëpunuar me “ShoeDazzle”.

Ajo realizoi një fotosesion, në të cilin reklamon atletet, çizmet dhe sandalet që do t’i ketë koleksioni i saj me “ShoeDazzle”.