Shqiptari Jetlir Kulla është zgjedhur për herë të dytë anëtar i Këshillit bashkiak të distriktit të katërt të Waterbury-t.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kulla me anë të një statusi në rrjetet sociale ku shkruan: ‘’Faleminderit të gjitha që votuam për mua sot! Është një nder të rizgjidhem si anëtar i Këshillit të distriktit të katërt. U jam shumë mirënjohës secilit për mbështetjen e dhënë, sidomos familjes sime, miqve dhe të gjithë atyre që ndihmuan në këtë garë. Le ta çojmë përpara Ëaterbury-n.’’, shkruan Kulla nga profili i tij në ‘’Facebook’’.

32-vjeçari nga Elbasani emigroi nga Shqipëria drejt SHBA në vitin 1998, ka bërë një përparim të madh për vete dhe për komunitetin shqiptarë që jeton në SHBA. Ai ishte vetëm 11 vjeç kur mbërriti në SHBA. Kulla shprehet se kërkon të shohë rajonin ku jeton Ëaterbury të transformuar në një qytet të suksesshëm.